“De Ligt, i duhuri për Barcelonën”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt, do të ishte përshtatur shumë mirë në Barcelonë, sipas ish mbrojtësit të Holandës, Jaap Stam.

I riu De Ligt ka qenë kapiten i Ajaxit në sezonin fantastik, ku fituan dy trofe dhe ishin afër edhe arritjes në finale të Champions League, por u shokuan në gjysmëfinale duke humbur 2-3 me het-trik të Tottenham.

Pas sezonit fantastik, De Ligt po kërkohet nga klube të mëdha evropiane, si Juventus, Manchester United, Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Real Madrid dhe Barcelona.

Megjithatë, mediat në Spanjë raportojnë tashmë se De Ligt ka arritur marrëveshje me Barçën, që sipas ish-mbrojtësit të Manchester United, Jaap Stam, është klubi i duhur për 19-vjeçarin.

“E rëndësishme fillimisht është që ai të ketë minuta, të luajë”, tha Stam, i cili është trajner i PEC Zwolle dhe pritet të marrë drejtimin e Feyenoordit nga sezoni i ardhshëm.

“Nëse e shikoni skuadrën: Barcelona, pasi humbi nga Liverpooli, mesiguri dëshiron ta forcojë skuadrën, veçanërisht në mbrojtje. Pyetja është se si do ta forcojnë skuadrën?”.

“Mendoj se Matthijs de Ligt do të përshtatej shumë mirë në Barcelonë dhe është mjaftueshëm i mirë për të fituar vendin”, shtoi ai, teksa mendon se edhe te Liverpooli do të kishte mundur të zë vend në formacion, përkrah Virgil van Dijk. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...