De la Rosa nga USAID përkrah intensifikimin e bashkëpunimit me ministren Hoxha

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim delegacionin e USAID-it, të prirë nga Mike de la Rosa, ushtrues i detyrës së drejtorit të misionit.

Ai me këtë rast përgëzoi ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe ofroi përkrahjen e plotë të USAID-it në përmbushjen e detyrave të Ministrisë, duke inkurajuar Ministren në realizimin e tyre dhe përballjen me sfidat në lëmin e drejtësisë.

Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin e gjendjes së sektorit të drejtësisë, duke theksuar nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në sundimin e rendit dhe ligjit. Po ashtu, ajo vuri në pah se efikasiteti, transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë elemente thelbësore në përmbushjen e këtyre synimeve dhe parimeve mbi të cilat duhet të organizohen dhe udhëhiqen institucionet e drejtësisë.

Ministrja Hoxha kërkoi që bashkëpunimi me USAID-in të vazhdojë dhe të intensifikohet më tej si në infrastrukturën ligjore po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve në Ministrinë e Drejtësisë./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...