De Jong vazhdon me Milanin

PUBLIKUAR

Nigel De Jong ka ndërruar mendje dhe do të vazhdoj sipas të gjitha gjasave të jetë pjesë e Milanit.

Mesfushorit holandez i ka skaduar kontrata me ‘Rossonerët’, dhe mund të largohet si lojtarë i lirë por gjërat kanë ndryshuar tani.

Që prej ardhjes së Mr. Bee në krye të Milanit, ‘tulipani’, ka ndërruar mendje duke parë edhe ambiciet e klubit për të konkurruar për trofe.

Sipas medieve italiane 30-vjeçari iu është bërë gati kontrata e re dy vjeçare e cila pritet të nënshkruhet brenda muajit qershor.

Për shërbimet e ish-anëtarit të Ajaxit, interesim kishte shfaqur Manchester United, Galatasaray dhe disa skuadra nga Amerika. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...