De Jong përfundimisht nuk e dëshiron largimin nga Barcelona

PUBLIKUAR

E ardhmja e Frenkie de Jong është ende e paqartë. Ai është i lidhur me një transferim te Manchester United, por dëshira e tij besohet se është për të qëndruar te Barcelona.

Gazetari nga gazeta spanjolle “Sport”, Patrick Berger, ka njoftuar se lojtari tashmë është rikthyer te Barcelona pas pushimeve verore, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, një transferim i holandezit te Manchester United nuk ka gjasa të ndodhë për momentin.

De Jong thuhet se e ka bërë të qartë definitivisht se nuk e dëshiron largimin nga Barça për t’u bashkuar me “Djajtë e Kuq”.

Megjithatë, 25-vjeçari thuhet se është shumë i zhgënjyer edhe për mënyrën sesi është trajtuar nga katalunasit.

Ndryshe, Frenkie de Jong me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...