De Jong arrin në Barcelonë, të premten do të prezantohet në “Camp Nou”

PUBLIKUAR

Frenkie de Jong tashmë ka arritur në Barcelonë, ai do të prezantohet të premten në Camp Nou nga ora 19:00.

Frenkie de Jong do të zbresë në Camp Nou të premten me 5 korrik për herë të parë si lojtar i Barcelonës.

Barça ka njoftuar se prezantimi i 21-vjeçarit do të bëhet nga ora 19:00, derisa futbollisti tashmë ka arritur në Barcelonë.

“Jam i lumtur që më në fund gjendem këtu. Si fëmijë kam ëndërruar që të luaj për Barcelonën dhe tani jam këtu, jam i lumtur”.

“Më pëlqen se si luan Barcelona, filozofia e Ajaxit dhe Barcelonës janë të njëjta, kështu që mendoj se do ta shijoj”.

“Messi? Natyrisht se jam i lumtur që do ë luaj me Messin, Gjithmonë e kam përcjell, ndërsa tani do të jem shok ekipi me të. Nuk do të jetë idhulli im më sepse tani do të luaj me të”.

“Camp Nou? Jam duke ëndërruar që të eci në Camp Nou për herë të parë, do të jetë diçka speciale”, tha mes tjerash ai.

Embedded video

De Jong është transferuar muaj më parë nga Ajaxi, ende pa përfunduar mirë sezone dhe ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët e Spanjës. /Gazeta Express/

FC Barcelona

✔@FCBarcelona_cat

👍 @dejongfrenkie21 👍

111 people are talking about this

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...