De Gea: Ky është Manchester Unitedi i vërtetë

PUBLIKUAR

David de Gea e ka lavdëruar trajnerin e Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, për rikthimin e lumturisë te “Djajtë e Kuq”.

Unitedi mori fitore të rëndësishme si mysafir të dielën ndaj Tottenhamit me rezultatin 1-0 në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë, që ishte fitorja e gjashtë me radhë në të gjitha garat për trajnerin norvegjez, që zuri vendin e Jose Mourinhos, transmeton Gazeta Express.

“Trajneri ka sjellë lumturi”, tha portieri spanjoll pas ndeshjes.

“Lojtarët janë duke luajtur mirë dhe skuadra është shumë e fortë tani”.

“Ne e dimë si t’i kontrollojmë ndeshjet, krijomë shanset, dhe kjo është shumë mirë për ne. Ky është Manchester United i vërtetë”

De Gea shkëlqeu në këtë ndeshje, duke e mbajtur portën e paprekur dhe duke pritur plot 11 goditje gjatë 90 minutave. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...