De Gea: Duhet të përmirësohemi për ta mundur Barcelonën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e vet se ata duhet të përmirësohen dukshëm për ta mposhtur Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Unitedi e viziton të martën Barcelonën për ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve – me rezultatin në favor të katalonasve që triumfuan 1:0 në Old Trafford para një jave, transmeton Gazeta Express.

Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer regjistroi një fitore tejet të rëndësishme ndaj West Hamit në Premierligë – pasi i kishte humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit para kësaj ndeshjeje – por vetëm falë dy golave nga penalltitë të Paul Pogbas.

Tani, De Gea u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve për përmirësimin në Camp Nou, të cilët në ndeshjen e parë në Old Trafford dështuan ta gjuanin qoftë edhe një goditje në kornizën e portës së Barçës.

“Natyrisht se është e vështirë, por nëse dëshiron të jesh top ekip, duhet të luash ndeshje të mëdha në Ligën e Kampionëve”, tha De Gea.

“Duhet të jemi të përqendruar për një ndeshje të vështirë përsëri. Mendoj se nuk luajtëm mirë ndaj West Hamit, duhet të përmirësohemi shumë sepse kemi një sfidë të madhe të martën”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...