De Bruyne mund ta vazhdojë kontratën me Cityn

PUBLIKUAR

Mesfushori belg dhe klubi anglez pritet t’i nisin shumë shpejtë bisedimet për një bashkëpunim afatgjatë

Kevin De Bruyne pritet t’i nisë bisedimet me Manchester Cityn për kontratën e re.

Për këtë siguron tabloidi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Mesfushori belg dhe klubi anglez do të flasin sapo sezoni aktual i Premierligës të mbyllet.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini ia kanë vënë syrin futbollistit kualitativ.

Mirëpo, duket se përfaqësuesi belg është më shumë i interesuar për ta vazhduar eksperiencën në “Etihad Stadium”.

Sidoqoftë, e ardhmja e tij do të varet nëse City do të përjashtohet apo jo për dy vjet nga Liga e Kampionëve.

De Bruyne ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë viteve të fundit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...