Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, thotë se nuk ndien kurrfarë presioni për ta zëvendësuar krijimtarinë e David Silvas, duke këmbëngulur se nuk mund ta rikrijojë shkëlqimin e superyllit spanjoll.
Silva i dha fund qëndrimit 10-vjeçar në Etihad këtë verë dhe iu bashkua Real Sociedadit si një mesfushor me 436 paraqitje për Manchester City, transmeton Gazeta Express.
City nuk e ka blerë asnjë zëvendësues kokë me kokë për Silvën, sepse i riu Phil Foden është përcaktuar si lojtari ideal i cili mund ta marrë rolin e spanjollit si mesfushor sulmues.
Por De Bruyne, i cili e barazoi rekordin e Thierry Henry për më së shumti asiste brenda një edicioni sezonin e kaluar, është një lojtar tjetër i cili e ka për detyrë të marrë rol më sulmues në fushë në mungesë të Silvës.


