De Bruyne është mesfushori më i mirë në botë, thotë Xavi

PUBLIKUAR

Kevin De Bruyne është mesfushori më i mirë në botë dhe në nivel tjetër krahasuar me mesfushorët e tjerë, sipas Xavit, ish-mesfushorit legjendar të Barcelonës.

De Bruyne është bërë ndër futbollistët e rrallë që bën paraqitje të shkëlqyera vazhdimisht në Premierligë, që prej se iu bashkuar Cityt nga Wolfsburgu në vitin 2015, transmeton Gazeta Express.

29-vjeçari i ka shënuar 57 gola në 222 paraqitje për të kaltrit, duke i dhënë edhe 89 asiste, prej të cilave 20 vetëm sezonin e kaluar në ligën elitare.

Mesfushori belg mori mirënjohje për arritjet e tij në fushë, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit në Premierligë.

Xavi, një futbollist i veçuar për lojën e tij magjepsëse në mesfushë me Barcelonën, mendon se De Bruyne duhet të vlerësohet lart për shkak të vendimeve që i merr në fushë dhe aftësive për të shënuar e asistuar shpesh.

Xavi, i cili është trajner i Al Sadd tani, tha: “Kevin de Bruyne i Manchester Cityt është në një nivel tjetër, brutal, është në gjendje ta bëjë dallimin.”

“Ai është mesfushori më i mirë në botë dhe goxha i ri në moshë”, shtoi ai

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...