De Biasi shpall formacionin kundër Francës

PUBLIKUAR

Në konferencën për shtyp në prag të duelit me Francën në “Elbasan Arena”, trajneri italo-shqiptar Gianni De Biasi dhe kapiteni Lorik Cana theksuan nevojën e një rezultati pozitiv në miqësore e cila do t’i shërbejë përgatitjes më së miri për ndeshjet eliminatore në muajin shtator.

“Me Francën na pret ndeshje e vështirë pasi ata e njohin lojën tonë dhe vijnë pas humbjes me Belgjikën, kështu që do të kërkojnë fitoren dhe paraqitjen më të mirë për ta harruar atë disfatë”, ka thënë De Biasi.

“Objektivi ynë është të përgatitemi për ndeshjet e shtatorit, sigurisht me rezultat pozitiv ndaj Francës, por unë e kam ndërmend t’u jap hapësirë lojtarëve që kanë luajtur më pak me kombëtaren. Mund të them edhe formacionin: Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji, Basha, Kaçe, Lila, Lenjani, Roshi dhe Cikalleshi”.

Nga ana tjetër kapiteni Cana e quajti shtëpi të dytë Francën por theksoi se dëshiron t’u shkaktojë humbjen e parë nga Shqipëria ndaj dhe do të bëjë maksimumin ashtu si të gjithë lojtarët, transmeton SuperSport.

Lidhur me shtyrjen e vendimit nga ana e CAS-it për ndeshjen Serbi-Shqipëri, kapiteni kuqezi theksoi se tashmë asgjë nuk është në dorën e lojtarëve apo federatës pasi të gjitha provat i kanë dorëzuar në institucionin më të lart të vendimmarrjes dhe i takon atyre vendimi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...