Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, e quajti këtë mbrëmje si më të bukurën të këtyre katër viteve.
“Padyshim që është mbrëmja më e bukur në Francë dhe mbrëmja më e bukur në këto katër vite”, deklaroi De Biasi, përcjellë “Lajmi.net”.
“Rumania është një skuadër e fortë, por ne luajtëm me inteligjencë dhe nuk rrezikuam asgjë, pos në atë rast të goditjes së dënimit që më frikësoi shumë”, shtoi ai.


