De Biasi: Kosova është Shqipëri

PUBLIKUAR

Giann De Biasi, në një intervistë për të përditshmes sportive madrilene, AS, ka treguar se tifozët shqiptarë nuk duanë që Kosova dhe Shqipëria të garojnë ndaras

 

Pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA shqiptarët janë ndarë në dy tabore: Dardanë dhe Tifozët Kuq e Zi.

Kurse, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi thotë se shumica e tifozëve nuk duanë që Kosova dhe Shqipëria të luajnë veçmas, përcjell Express.

“Është e çuditshme. Shumica e tifozëve tanë nuk duan Kosova dhe Shqipëria të luajnë veçmas. Për shumë prej tifozëve tanë Kosova është Shqipëri”, ka deklaruar ai.

“Kështu që tani ata kanë dy zgjedhje, edhe pse motoja e tyre është “një komb, një ekip.”. Lojtarët kosovarë të cilët janë me ne nuk duan të ndryshojnë ekipin”, ka theksuar De Biasi. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...