De Biasi konfirmon të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

Pas pohimeve në mediat italiane se do të mbetet trajner i kombëtares shqiptare deri në vitin 2017, Gianni De Biasi ka konfirmuar vazhdimin e aventurës në krye të stolit kuqezi.

Trajneri i ka cilësuar të pakuptimta polemikat e krijuara rreth kontratës së tij. Debate që duheshin shmangur, edhe sepse erdhën në një moment kur Shqipëria festoi kualifikimin historik në Europianin 2016 në Francë.

“Më vjen keq vetëm që këtë gëzim nuk e përjetuam ashtu siç duhet, pasi kohët e fundit krijuam disa polemika që mund t’i shmangnim, por e rëndësishme është që në Qershor, Shqipëria do të jetë në Francë! Tani nuk ka shumë gjëra për të thënë, pasi kontrata ime rinovohet automatikisht deri në Tetor të 2017-tës dhe besoj se janë të gjitha kushtet për të vazhduar punën. Tani objektivi kryesor për mua është të përqendrohem te finalet e Europianit’, ka thënë De Biasi për Supersport.

Trajneri nuk e fsheh dëshirën që pas arritjes madhore kontrata të rishikohet në aspektin financiar.

Por, De Biasi vendosi pikat mbi “i” jo vetëm përsa i takon punës me kombëtaren, por edhe rreth marrëdhënieve, të cilat i cilëson “të shkëlqyera” me presidentin e Federatës, Armand Duka. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...