De Biasi: Gjuha shqipe është e përzier me turqishten dhe serbishten

PUBLIKUAR

rajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka folur rreth gjuhës shqipe.

Numri një i Kombëtares shqiptare, ka treguar edhe arsyejen se pse nuk e ka mësuar gjuhën shqipe deri më tani.

Në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Republica’, De Biasi ka thënë se gjuha shqipe është e ndërlikuar dhe se është e përzier me turqishten dhe serbishten.

“Nuk e kam mësuar kurrë gjuhën, sepse është tejet e ndërlikuar. Alfabeti ka 36 shkronja dhe është një përzierje mes shqipes, turqishtes dhe serbishtes”.

“Ndihem shqiptar në masën që më lejon të bëhem pjesë e rrethanave ku ndodhem dhe të jap më të mirën time. Nëse nuk përjetoj emocionet e duhura, nuk arrij të kem rezultate pozitive”, tha De Biasi gjatë një interviste për La Republica. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...