David Villa – 400 gola në karrierë

PUBLIKUAR

David Villa e ka arritur shifrën e 400 golave në karrierë.

Sulmuesi spanjoll shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë për New York City kundër Dallasit të dielën për ta arritur këtë shifër monumentale, transmeton Gazeta Express.

Ky gol ishte i 341-ti për Villën në karrierën e tij për klub, teksa ai i ka shënuar edhe 59 tjera për ekipin kombëtar të Spanjës – që është rekord për La Roja.

Villa e nisi karrierën profesionale me Sporting Gijon, para se të transferohej në Zaragoza, Valencia, Barcelonë dhe Atletico Madrid.

Në vitin 2015, Villa u largua nga Spanja për ta vazhduar karrierën në Major League Soccer në SHBA, ku nënshkroi për New York City.

Deri në fund të ndeshjes kundër Dallas, Villa shënoi edhe një herë, duke e çuar në 401 numrin e golave të përgjithshme të shënuara në karrierë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...