David Silva përmes një mesazhi të dhimbshëm tregon pse mungoi disa ndeshje

PUBLIKUAR

David Silva ka thënë se shkak i mungesës së tij në disa ndeshjet e fundit të Manchester Cityt është lindja e parakohshme e të birit.

Silva, 31-vjeçar, mungoi në ndeshjet ndaj Newcastle dhe Crystal Palace, me trajnerin e tij Pep Guardiola që e konfirmoi mungesën e tij për arsyeje personale, transmeton Express.

Megjithatë, spanjoll sot i është drejtuar tifozëve me një mesazh, ku ka treguar arsyen e mungesës së tij, transmeton Express.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë juve për dashurinë dhe urimet e mira që na i keni dërguar në disa javët e fundit. Falënderim i veçantë i shkon bashkëlojtarëve, trajnerit dhe të gjithëve në klub që kanë shprehur mirëkuptim për situatën time. Po ashtu, dua ta ndaj me ju lindjen e të birit tim, Mateso, i cili është lindur shumë parakohe dhe po lufton çdo ditë me ndihmën e ekipit mjekësor”, ka thënë Silva në një komunikatë në Twitter. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...