David Silva e konfirmon largimin nga Manchester City

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

David Silva ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonin të ardhshëm, atëherë kur do t’i ketë kompletuar plot 10 vjet në klub.

Mesfushori 33-vjeçar ka mahnitur në 395 paraqitjet e tij në fanellën e të kaltërve, që prej transferimit nga Valencia në vitin 2010, por ka konfirmuar se sezonin 2019/20 do të jetë i fundit për të në Etihad, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për media të martën mbrëma, Silva tha se përmbushja e një dekade në klub i duket atij si koha më ideale për t’ia dhënë lamtumirën City.

“Jo, ky do të jetë i fundit”, u përgjigj Silva kur u pyet nëse do të qëndronte në City edhe pas sezonin të ardhshëm.

“Dhjetë vjet për mua janë mjaft. Kjo është koha e përkryer për (t’u larguar)”, shtoi ai.

Në mars, Silva e zgjati kontratën me kampionin e Anglisë për edhe një vjet tjetër.

“Fillimisht, City po flisnin për dy vjet, ama unë vendosa ta vazhdoj për një vjet, në mënyrë që t’i arrija tamam 10 vjet në klub”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...