David Silva drejt Japonisë

PUBLIKUAR

Mesfushori kreativ spanjoll mund ta vazhdojë karrierën në Azi pasi ta lë Manchester Cityn

David Silva mund ta vazhdojë karrierën në Azi, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kreativ ka marrë ofertë së fundmi nga klubi japonez, Hokkaido Consadole Sapporo.

Futbollisti spanjoll po e kalon sezonin e fundit tek Manchester City pasi e ka paralajmëruar largimin.

Silvan e duan edhe klubet tjera japoneze si Vissel Kobe, por Sapporo duket klubi më i vendosur për ta transferuar lojtarin.

Gjithashtu, për ish-përfaqësuesin spanjoll flitet se mund të përfundojë edhe në futbollin amerikan, tek ekipi Inter Miami.

David Silva viteve të fundit ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.

Gjatë verës që shkoi, Sapporo kishte tentuar ta transferonte Arjen Robbenin, por familja e tij ishte kundër kësaj lëvizjeje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...