Chelsea ka dështuar në vazhdimin e ecurisë së fitoreve, pasi u ndal nga West Hami të dielën dhe kjo ndodhi për shkak të lëvizjes së topit ngadalë, sipas David Luizit.
Skuadra e Maurizio Sarrit barazoi me rezultat pa gola kundër rivalit të qytetit, kështu duke e lërë të vetëm në krye të tabelës Liverpoolin me pikë maksimale pas gjashtë javëve, transmeton Gazeta Express.
“Pa dyshim që jemi të dëshpëruar. Ne nuk luajtëm mirë, nuk krijuam shanse. Ishte një lojë[ e ngadalshme”, ka thënë mbrojtësi brazilian.
“Të dielën ne nuk bëmë lojë fantastike dhe për këtë arsye nuk fituam”.
Chelsea në javën e ardhshme do të luajë kundër Liverpoolit në kuadër të Premierligës. /Gazeta Express/


