Daut Haradinaj me përkujtim emocional për Mujë Krasniqin: Në jetë kam njohur shumë burra të mëdhenj, por jo si Muja

PUBLIKUAR

Njëri ndër akterët kryesor të UÇK-së, Daut Haradinaj e ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Mujë Krasniqi në 23 vjetorin e rënies heroike.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tha se Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë ranë heroikisht, për ta bërë realitet ëndrrën shekullore për liri e pavarësi.

‘Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për Mujën. Të gjallët që e njohën e kanë për nder dhe për obligim që vlerat e tij njerëzore t’i lartësojnë gjithmonë’, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Në jetë kam njohur shumë burra të mëdhenj, por jo si Muja

Në mëngjesin e 14 dhjetorit 1998, Muja me ushtarët e lirisë po vinin nga Shqipëria për t’i sjellë bashkëluftëtarëve armatim kundër armikut.

Ky rrugëtim, ishte i fundit për Mujën dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë. Muja me shokë ranë heroikisht, për ta bërë realitet ëndrrën shekullore për liri e pavarësi.

Shumë vite kemi rrugëtuar bashkë me të, shumë kujtime kam për Mujën. Të gjallët që e njohën e kanë për nder dhe për obligim që vlerat e tij njerëzore t’i lartësojnë gjithmonë.

Gjithmonë në zemrat tona, Hero!

SHIKO MË SHUMË

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...