Daut Haradinaj: Kosova duhet të marrë masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjell kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila i dënoi me 81 vjet burgim ish-krerët e UÇK-së.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, bëri thirrje që Kosova të marrë masa menjëherë për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Beteja për drejtësinë do të vazhdojë deri në drejtësinë e plotë, deri në lirimin e tyre nga secila akuzë.

UÇK-ja është e pastër. Lufta e UÇK së ka qenë çlirimtare dhe nuk ka gjykatë që mund ta dënojë shpirtin çlirimtar.

Kosova dhe institucionet e saj duhet të marrin masa të menjëhershme për mënyrën se si është sjellë kjo gjykatë politike ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Heshtja nuk është më e pranueshme. Institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit të luftëtarëve të UÇK së.

Deri në fund. Deri në drejtësi.

Jemi bashkë me ata katër burra atje, me secilin ushtar të UÇK-së./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Limaj: Vendim i padrejtë e i papranueshëm, ta kthejmë zhgënjimin në bashkim

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga...

Presidenti shqiptar: Askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale për katërshen...

Njesia Speciale ‘’blindon’’ Eulex-in në Fushë Kosovë

Tashmë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, forcat e Njesisë Speciale janë parë...