Dasmë pas karantinës, prindërit e Ledrit zbulojnë planet për reperin dhe Sarën

PUBLIKUAR

Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e këngëtarit Ledri Vula ishin të ftuar te “Rudina” në Tv Klan.

Çifti treguan për karantinën e tyre, 40 vitet e njohjes me njëri-tjetrin, por edhe për të dashurën e djalit të tyre.

Sara është një vajzë shumë fisnike. Shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. Zakonisht prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani tek prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij. Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e Sarës. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri qëndron me ne një ose dy orë, ndërsa Sara rri me ne më gjatë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjarë. Me kismet pas karantinës do të kemi dasmë!”, tha Xheraldina Vula, e ëma e këngëtarit.

Në familjen e tyre duket se i ati i këngëtarit, regjisori Agron Vula, është i vetmi që dëshiron një dasmë të madhe për djalin.

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...