Darmian kërkohet nga Milani, Interi dhe Roma

PUBLIKUAR

Matteo Darmian mund të kthehet në Serie A gjatë muajit janar, pasi për të interesohen Milani, Interi dhe Roma.

Mourinho nuk dëshiron ta largojë lojtarin nga “Old Trafford”, mirëpo italian kërkon më shumë minuta për të luajtur, transmeton Gazeta Express.

Për të interesim kanë shprehur tri klubet italiane, dhe gjatë afatit kalimtar njëra prej tyre mund ta kthejë lojtarin në Serie A.

Darmian erdhi nga Torino në Mançester para tri vjetëve, mirëpo ishte si startues vetëm në stinorin e parë.

Mbrojtësi i krahut është paraqitur vetëm njëherë me fanellën e “Djajve të Kuq” në këtë stinor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...