Darka e futbollistëve, ja batutat e Kukelit me De Biasin

PUBLIKUAR

Nuk kanë munguar vlerësimet, por as batutat në darkën zyrtare të organizuar nga qeveria shqiptare në nder të futbollistëve të Kombëtares.

“Panorama sport” shkruan se në një moment trajneri italian vlerësoi mesfushorin Burim Kukeli si një futbollist me cilësi të veçanta në fushë, ndërsa ky i fundit duket se nuk e kuptoi trajnerin italian, pasi ai foli në gjuhën italiane.

De Biasi: “Ka cilësi teknike, shpirtin e sakrificës, dëshirën për të qenë gjithmonë në dispozicion të skuadrës. E admiroj shumë sepse të jesh modest, por të njohësh vlerat është një cilësi e tij”

Kukeli: “Unë nuk e kuptova (qeshin në sallë). Faleminderit. Jam shumë krenar që luaj për Kombëtaren, për këtë ekip. Falënderoj misterin dhe Kryeministrin për pasaportën”

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...