Dardan Syla:Sportin e mundjes e trashëgova nga babai

PUBLIKUAR

583X3663825DSC_4783

I riu Dardan Syla përgjigjet në intervistën dhënë portalit LipjaniNews.

“Synimi im është të bëhem kampion bote dhe sigurisht korrja e nje suksesi në lojërat olimpike nën flamurin e shtetit tonë”, u shpreh Dardani.

 

Ja intervista e plotë:

 

LipjaniNews: Ju jeni???

Dardan Syla: Unë jam Dardan Syla, jam anëtar i klubit të mundjes Prishtina.

LipjaniNews: Pse e keni zgjedhur pikërisht mundjen?

Dardan Syla: Arsyja pse e kam zgjedhur pikërisht këtë sport është se babai im dikur ka qenë kampion Europe e Bote dhe ajo ka qenë si një lloj shtytje për mua.

LipjaniNews: Saktësisht qe sa vite mirreni me këtë sport?

Dardan Syla : Unë me mundje merrem afersisht 5vite.

LipjaniNews: A mendoni që në Kosovë janë kushtet e përshtatshme për realizimin e këtij sporti?

Dardan Syla: Në kosovë nuk janë edhe aq kushtet e përshtatshme për të arritur në këtë sport por vullneti i madh e bën të veten.

LipjaniNews: Si fillon një ditë e juaja?

Dardan Syla: Fillimisht dita ime nis qysh në orët e hershme të mëngjesit kur filloj vrapimin në parkun e Gërmisë pastaj relaks në punë deri pasdite kur fillon stervitja në palestër.

LipjaniNews: Cili ka qenë suksesi më i madh deri më tani?

Dardan Syla: Suksesi më i madh deri tani ka qenë ai i kampionatit Europian ku unë arrita të radhitem i gjashti pastaj në Botëror i teti.

LipjaniNews: Sa kupa keni deri më tani?

Dardan Syla: Kupa dhe medalje kam shumë, të them të drejtën asnjëherë nuk i kam numëruar.

LipjaniNews: Cili është synimi juaj për të ardhmen?

Dardan Syla: Synimi im është të bëhem kampion bote dhe sigurisht korrja e nje suksesi në lojërat olimpike nën flamurin e shtetit tonë. Ju faleminderit për intervistën.

    602114_700277289983402_814545851_n

 

 

Albina Zeneli, LipjaniNews.info

 

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...