Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me veprimet e pozitës gjatë këtij muaji. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë!
“Ne muajin Nentor te vitit 2015 Republika e Serbise me asistencen e pashoq te Isa Mustafes dhe Hashim Thacit ndermorri keto veprime ne Kosove:
1. Ndaloj rindertimin e shtepise se Hazir Feratit ne pjesen veriore te Mitrovices
2. Mundesoj vendosjen e bustit te Mbretit Milutin te cilin e kishte ndaluar edhe Tito per shkak se njihej si “kasapi” i Shqiptareve
3. Denoj me 9 vite burgim djemte qe mbrojten dinjitetin e Republikes duke arrestuar paramilitaret e Vulinit
4. U siguruan qe Ministrat e Republikes te mos kene mundesi te shkojne ne pjesen veriore te vendit
Ndersa me vetedeshire, dhe gjithesesi ne pajtim me frymen shoviniste serbe, perndjeken e arrestuan aktivist opozitar, rrethuan me forca speciale cdo aktivitet politik opozitar dhe futen ne perdorim gjitha mjetet e nje lufte speciale kunder Shqiptareve qe u vendosen ne mbrojtje te Republikes.
Dita e Flamurit po afrohet, kete date dhe dite duhet ta festojme ne Sheshin Zahir Pajaziti gjithe se bashku duke i dhene nje JO perfundimtare zajednices e keshtu edhe veprimeve te ardhshme te Serbise ne Kosove.
Le te jete ky 28 Nentor, nisja e nje rrugetimi te ri per Republiken e Kosoves, nje shprese per mevetesi te plote dhe te pakusht!” (sic.), ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/


