Dardan Molliqaj në Lipjan, vlerësohet formimi i 22 pikave funksionale në vendbanimet kryesore të Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryesia e Qendres së VV-së në Lipjan, ku mori pjesë Sekretari organizativ z.Dardan Molliqaj dhe Teuta Rrusta, mbajti një mbledhje të rregullt pune, u debatua për akivitetet e Qendrës gjatë tremujorit të fundit të vitit 2016.

“Vlerësimi i përgjithshëm ishte shumë pozitiv, u vlerësua shumë formimi i 22 pikave funksionale në vendbanimet kryesore të Lipjanit, si dhe formimi i këshillave inicuese për formimin e pikave të reja në Janjevë, Baicë dhe Babush. Këto tri pika do të formohen shpejt dhe kështu mbyllet cikli i parë i shtrirjes së VV-së në çdo vendbanim të Lipjanit” bëhet e ditur nga LVV.

“Është prezentu edhe plani tremujor i vitit 2017 ku është paraparë të themelohen edhe 15 pika të reja. Synimet e Qendrës janë që deri në përfundimin e muajit mars Vetëvendosja të themeloj gjithësej 35 pika, kështu përfundon cikli i dytë, për tu përmbyllur me ciklin e tretë deri me 31 maj do të kemi 45 pika me çka edhe përfundohet me themelimin e pikave. Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me organizimin dhe përgatitjen për procesin zgjedhor që na pret në këte vit” thuhet më tej.

/LipjaniNews.com/

16114575_2043011979259109_4177702443091049283_n16194962_2043012245925749_7252721931289506360_n16142762_2043012029259104_6366365510086957190_n

SHIKO MË SHUMË

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...