Dardan Ibrahimi zgjidhet kryetar i të rinjve të AAK-së në Lipjan

PUBLIKUAR

Aleanca e të Rinjëve të Kosovës Dega në Lipjan ka zhvilluar punimet e Kuvendit Zgjedhor. Të rinjët e AAK-së kanë zgjedhur për Kryetar z. Dardan Ibrahimi, student i Masterit në Ekonomi.
Në mënyrë shumë demokratike me votë të fshehtë dhe një garë shumë të ngushtë, delegatët e Kuvendit të ARK-së zgjodhën kryetarin e tyre i cili do i përfaqësojë për tre vitet e ardhshme. Delegatët e Kuvendit me votën e tyre zgjodhën edhe 30 anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës. Këtë Kuvend e përshëndetën Kryetari iAAK-së z. Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së Dega në Lipjan z. Fitim Selimi si dhe anëtarë të Kryesisë qëndrore të AAK-së.
Aleanca e të Rinjëve të Kosovës në Lipjan, synon të bëhet organizata më e fuqishme rinore në përfaqësimin e të drejtave të të rinjëve . Të rinjët e AAK-së në Lipjan do të jenë elementi kyq i fitoreve të reja dhe prirjes së vendit drejtë prosperimit ekonomik e social.
Sektori për Informim dhe Mardhënie me Publikun

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...