Danilo po i kryen testet mjekësore në Juventus

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester Cityt, Danilo, sot në mëngjes është duke i kryer testet mjekësore në Torino, para se ta kompletojë transferimin e tij te gjiganti italian, Juventus.

Danilo arriti në Torino të martën në mbrëmje, ndërsa për momentin ndodhet në qendrën mjekësore të Juventusit, J Medical, ku po i kryen të gjitha testet mjekësore, transmeton Gazeta Express.

Pastaj, ai do të stërvitet me skuadrën e tij të re për herë të parë, para se ta nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me bardhezinjtë. Kjo kontratë besohet se ka vlerë prej katër milionë eurosh në vit, plus bonuse.

Juventusi është duke e marrë brazilianin në shkëmbim të Joao Cancelos, mirëpo Manchester City po i paguan edhe 30 milionë euro shtesë për Cancelon.

Danilo e kishte filluar karrierën e tij në Brazil, ndërsa për herë të parë doli në Evropë në vitin 2011, kur iu bashkua klubit portugez, Portos. Në vitin 2015, ai u shit në Real Madrid për 31 milionë euro.

Megjithatë, karriera e tij te “Los Blancos” nuk zgjati dhe pas vetëm dy sezonesh, madrilenët e shitën atë te Manchester City për 30 milionë euro. Historia e njëjtë është përsëritur edhe tani, pasi që braziliani po shitet pas dy vjetësh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...