Barcelona po vazhdon të krijojë skuadrën e saj për sezonin e ardhshëm dhe klubi ka shumë vendime për të marrë, si në aspektin e lojtarëve në hyrje dhe në dalje, duke përfshirë vazhdimësinë e Dani Alves.
Plani i tyre është që braziliani të vazhdojë në skuadër edhe sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Pavarësisht rënies që ka prekur të gjithë lojtarët, Alves ka performuar mirë këtë sezon pavarësisht 38, thuajse 39 viteve që lojtari ka.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për vlerësimin e së ardhmes së brazilianit, ka edhe faktorë të tjerë që në këtë rast kanë një ndikim të rëndësishëm.
Alves po luan një rol thelbësor në dhomën e zhveshjes, kryesisht duke mbështetur lojtarët e rinj.
Alves ka një ndikim të madh tek ata dhe përpiqet t’ua përcjellë përvojën e tij në mënyrë që ata të përmirësohen dhe Xavi është plotësisht i vetëdijshëm për këtë rol që luan lojtari, i cili është shembull për pjesën tjetër të skuadrës.
Nuk duhet të harrojmë se ai transmeton gëzim tek pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij dhe ky ka qenë një aspekt themelor në muajt e parë me Xavin sepse skuadra ishte në vështirësi emocionale kur ai u kthye në klub.
Një nga faktorët që padyshim ka rëndësi në këtë rinovim është mosha e lojtarit.
Është një handikap që është reflektuar në disa nga vendimet e trajnerit, si lënia e tij jashtë Ligës së Evropës për t’i dhënë më shumë pushim mes ndeshjeve ose vendosja e tij në stol për një ndeshje aq të rëndësishme sa ajo në Estadio Santiago Bernabeu.
Alves i mori të dyja vendimet me profesionalizëm, megjithëse nuk i pëlqeu asnjëri prej tyre, por është i vetëdijshëm edhe për momentin në karrierën e tij në të cilën ndodhet.
Klubi do të duhet ta informojë atë në javët e ardhshme për vendimin për vazhdimësinë e tij. /Gazeta Express/


