Bani Alves nënshkroi me Juventusin verën e kaluar si transfer i lirë.
Por, pak muaj pas mbërritjes në Itali, dhe për shkak të mungesës së adaptimit në klubin dhe qytetin e ri, Dani kishte trokitur në derën e Barcelonës duke kërkuar që të kthehej gjatë afatit kalimtar dimëror të janarit, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Express.
Dani kishte thënë se dinte se Barca po kërkonte lojtarë krahu në atë kohë dhe duke ditur se gruaja dhe fëmijët i jetonin në Barcelona, ai ishte i vendosur që të kthehej te Barca.
Përfaqësues të tij e kishin kontraktuar Barcelonën disa herë duke shprehur dëshirën e lojtarit për t’u rikthyer.
Por, Barca e kishte falënderuar Alvesin duke thënë se koha e tij në Barca tashmë kishte mbaruar.


