Diogo Dalot pritet që ti kryej gjatë ditës së sotme testet mjekësore për të kaluar në Manchester United për një shumë rreth 17.4 milionë funte
Sipas Daily Mail, “Djajtë e kuq” do të nënshkruajnë më mbrojtësin që e shohin si zëvendësues të Darmianit që sot pritet që të kalojë në Juventus.
Jose Mourinho thuhet se është duke hulumtuar tregun për një mbrojtës të krahut të majtë q do të garonte me Antonio Valencia për formacion startues.
Dalot është në përfaqësuesen U21 të Dalot, ka klauzolë lirimi 20 milionë euro në kontratën e tij në Porti – e cila skadon verën e ardhshme – derisa për të kishin shprehur interesim edhe disa skuadra Europiane. /GazetaExpress/


