Dallaveret me vota, Prokuroria kërkon paraburgim për 15 kryesuesit që u arrestuan sot në Malishevë

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 kryesuesve që u arrestuan sot në Malishevë në lidhje me dallaveret për vota.

43 komisionerë janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinion publik, se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka realizuar veprimet lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

Në kuadër të këtyre veprimeve janë intervistuar gjithsej 58 (pesëdhjetë e tetë) persona, prej të cilëve 15 (pesëmbëdhjetë) kryesues dhe 43 (dyzet e tre) komisionerë.

Të gjithë të dyshuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 15 (pesëmbëdhjetë) kryesuesit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndaj të cilëve Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente.

Ndërkaq, pas grumbullimit të provave relevante, intervistimit të tyre, 43 (dyzet e tre) komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe në trajtimin me prioritet të veprave penale që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Ta mbrojmë rininë nga kurthi i drogës dhe shtetin nga krimi i organizuar

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në tryezën “Dita...

Kosova në valë të nxehti gjatë fundjavës, rajoni i Dukagjinit më i prekur

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot në vend do të...

Më shumë se 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, zbret mosha e fillimit

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm, KOMF dhe Labyrinth...