Reshjet e shiut që ranë të enjten në Kosovë kanë shkaktuar probleme të shumta në jetën e qytetarëve, raporton Indeksonline.
Kështu, shiu që ra në Lipjan ka detyruar komunën të marr vendim që në shkollën fillore “Ismail Luma” sot mos të zhvillohet procesi mësimor.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zyrtarja për marrëdhënie me publikun në komunën e Lipjanit, Bukurije Zejnullahu, sipas së cilës uji që ka depërtuar në oborrin e shkollës ka pamundësuar të hyhet në objekt.
“Është e vërtet që procesi mësimor nuk është zhvilluar sot me 11.03.2016 në shkollën ‘Ismail Luma’ për shkak të ujit që ka ardh nga lumi Sitnica e që ka depërtuar dhe ka marrë oborrin e kësaj shkolle. Kjo nuk është hera e pare që oborri i shkollës vërshohet nga uji, pra është një problem i vazhdueshëm që po na përcjell dhe dita e humbur e mësimit do të zëvendësohet me ndonjë të shtune”, ka thënë Zejnullahu.
Ajo ka njoftuar se komuna e Lipjanit këtë vit do të realizoj objektin për pastrimin dhe hapjen e lumit Sitnica, qëllimi i të cilit është mospërsëritja vërshimeve në këtë shkollë.
Kujtojmë se kjo shkollë ishte përball me situatë të njëjtë edhe vitin e kaluar, pasi që uji kishte mbuluar oborrin e shkollës, duke u pamundësuar nxënësve dhe arsimtarëve të hyjnë në objekt./






