Dalja e Britanisë nga BE-ja s’e rrezikon liberalizimin

PUBLIKUAR

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, si dhe paralajmërimi i disa shteteve tjera se do të veprojnë njëjtë, nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës e as në procesin integrues.

Sipas Qeverisë së Kosovës dhe ekspertëve të integrimit, liberalizimi do të ndodhë pas plotësimit të kritereve të mbetura, shkruan “Zëri”.

Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, meqë kjo nuk do të ndikojë aspak në procesin e liberalizimit të vizave e as në proceset tjera integruese.

Kështu thonë profesorët e integrimeve evropiane, duke thënë se vetëm frika nga emigrantët mund ta penalizojë Kosovën nga liberalizimi i vizave edhe për qytetarët e saj.

As përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës nuk shohin rrezik që dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe paralajmërimi i disa shteteve të tjera se do ta bëjnë të njëjtën gjë do të stopojë procesin integrues që ka nisur Kosova.

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se ende është herët të flitet për pasojat që do të ketë dalja e Britanisë nga BE-ja, por, siç tha ai, nuk do të ndalen proceset integruese e as liberalizimi i vizave. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...