Dalin fotot e laboratorit të marihuanës, Svecla: policët janë gjuajur më armë zjarri, aksioni po vazhdon

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla ka publikuar serinë e dytë të fotografive që lidhen me kapjen e substanacave narkotike. Gjatë ditës ai publikoi fotografi të drogës që u kapë në Ferizaj, ndërsa më vonë kur Policia zbuloi në Veri një laborator droge ku kultivohej marihuanë Svecla njoftoi se aksioni është duke vazhduar dhe se ka pasur të shtëna ndaj policisë.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material.

Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...