Daka: Certifikimi i rezultateve mund të bëhet nesër

PUBLIKUAR

download (1)

 

Certifikimi i rezultateve nga zgjedhjet e 8 Qershorit, mund të bëhet nesër, pasi të përmbyllet afati ligjor në Gjykatën Supreme. këtë e konfirmon për Radio Kosovës, kryetarja e KQZ-ës, Valdete Daka. Ankesat e subjekteve politike dhe të kandidatëve, gjykata duhet t’i shqyrtoi brenda 72 orëve.

 

Ndonëse rinumërimi i 51 vendvotimeve nuk solli ndonjë ndryshim te votat e subjekteve politike apo edhe te kandidatët për deputetë nga rezultatet përfundimtare të publikuara në fund të qershorit nga KQZ, të pakënaqurit kanë edhe një adresë për ankesa.
 
Afati në Gjykatën Supreme ende nuk është mbyllur, ndërkohë që kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, thotë se certifikimi i rezultateve do të bëhet menjëherë pasi që Gjykata Supreme të përmbyll shqyrtimin e ankesave.
 
“Me qenë se ankesat të cilat gjenden në Gjykatën Supreme për shqyrtim. Duhet të shqyrtohen në afate ligjore në afat prej 72 orësh, dhe unë konsideroj që në momentin që përfundohet shqyrtimi i tyre dhe ne kemi informacionin që para kësaj”, tha ajo.
 
Rinumërimi i 51 vendvotimeve u bë me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ndërkaq, pasi të përfundoi edhe afati i paraparë prej 72 orëve në Gjykatën Supreme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , do të certifikoj rezultatin nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...