Daily Mail: Xhaka i gatshëm ta marrë shiritin e kapitenit në Arsenal

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Granit Xhaka ka treguar karakter dhe lidership prej kapiteni në fitoren e Arsenalit 2:1 kundër Bayern Munichut në një ndeshje miqësore parasezonale dhe është kandidati kryesor për t’u emëruar kapiten i përgjithshëm i skuadrës.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës Xhaka duket si njeriu më i duhur për ta pasuar Laurent Koscienly si kapiten të skuadrës, nëse ky i fundit e humb të drejtën për ta bartur shiritin pas grevës që ka hyrë, sipas Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Granit Xhaka gjatë fitores së Arsenalit 2:1 ndaj Bayern Munich

Shiriti i kapitenit në Arsenal pritet të ketë pronar të ri, sepse Koscielny ka hyrë në një grevë në klub.

Sipas tabloidit britanik, gjasat që mbrojtësi francez të vazhdojë të jetë kapiten janë minimale, edhe nëse ai qëndron në klub.

Prandaj, në bazë të asaj që futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, e ka treguar deri tani dhe sidomos në ndeshjen ndaj Bayernit, gjatë të cilës ishte kapiten, ai do ta zëvendësojë francezin si lider i skuadrës.

Trajneri Unai Emery është duke planifikuar ta ndërtojë një grup prej pesë liderëve dhe Xhaka është i gatshëm t’iu prijë atyre, pasi është treguar më i përgatitur se kandidatët e tjerë të mundshëm, Sokratis Papastathopoulos, Nacho Monreal dhe Mesut Ozil. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...