Daily Mail shkruan për Kosovën, Rita Orën dhe Atifete Jahjagën (FOTO)

PUBLIKUAR

Daily Mail i ka kushtuar sot një shkrim të veçantë nënës së Rita Orës e cila ka tërhequr vëmendjen me foton e fundit të postuar në rrjetet sociale ku shihet e veshur me fustanin e vajzës së saj.
 

Ai fustan është  mbajtur mend për vetë faktin që Rita e ka veshur në takimin me ish-presidenten e vendit Atifete Jahjaga.

Me këtë rast Daily Mail në shkrimin e tyre kanë përmendur presidenten, Kosovën si dhe prejardhjen e Rita Orës.

Shkrimi i plotë nga Daily Mail:

Nëna e Rita Orës ka një fizik të mrekullueshëm për tu pasur zili dhe është e qartë nga ka trashëguar vajza e saj gjenet e mira, shkruan Daily Mail, transmeton Sovrani.info.

Nëna e këngëtares 25 vjeçare Vera mori vëmendjen e mediave kur postoi një foto me një fustan të Rita Orës.

Nëna e tre fëmijëve bëri një ‘selfie’ në pasqyrë gjersa po qëndronte në shkallë.

Rita kishte pasur veshur të njejtin fustan gjatë vizitës në janar të këtij viti në Ambasadën e Kosovës në Londër.

Këngëtarja e hitit Hot Right Now kishe ndërruar stilin e veshjes gjatë takimit me presidenten e Kosovës znj. Atifete Jahjaga.

Ylli është tashmë ambasadore e nderit për Kosovën për kontributin e saj në njohjen e shtetit.

SHIKO MË SHUMË

Në orët e vona, Kushtrim Kelani publikoi një selfie me Aurorën

Kushtrim Kelani ka ngjallur reagime në rrjetet sociale pasi ka publikuar një selfie në...

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...