Dafina Zeqiri së shpejti me një bashkëpunim interesant me reperin e njohur

PUBLIKUAR

Këngëtarja e talentuar Dafina Zeqiri gjithnjë merr vëmendjen me projektet e saj muzikore, të cilat priten me entuziazëm nga publiku, shkruan Indeksonline.

Ajo me këngët e saj të fundit arriti të ketë sukses të madh. Projektet e fundit muzikore si “La Reina”, “Desole por favor” dëshmuan edhe njëher stilin e veçantë të këngëtares.

Menaxheri i këngëtares Pëllumb Çitaku ka zbuluar ekskluzivisht për herë të pare për portalin Indeksonline se Dafina Zeqiri së shpejti pritet të lansojë projektin e ri muzikorë në bashkëpunim me reperin e njohur Lumi B.

“Do të jetë një projekt unik, është në bashkëpunim me Lumi B dhe është ‘remake’ i një kënge të vjetër, besojmë se do të pritet shumë mirë nga publiku duke qenë se është një projekt i veçantë. Kënga do të vijë shumë shpejt e shoqëruar me videoklip” : ka thënë për Indeksonline ai.

Kujtojmë që Dafina gjithnjë ka dëshmuar se ka një stil të veçantë të të kënduarit dhe padyshim që bashkëpunimi që pritet të dalë së shpejti pritet të jetë një hit verorë. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...