Dafina Zeqiri publikon klipin e ri “Ti dho krejt” me animacion

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar klipin e saj të radhës.

Në vazhdën e këngëve të albumit të saj më të fundit, “Dafinë Moj”, këngëtarja po vizualizon shumë prej këngëve të tij.

“Ti dho krejt” është kënga e radhës, e cila është realizuar me një klip, por kësaj radhe në versionin animacion.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Kënga është ritmike e zhanrit RnB, për muzikën e së cilës ka punuar vet Dafina në bashkëpunim me Deard Sylejmanit.

Klipi i realizuar në versionin animacion, sjell këngëtaren në disa paraqitje mjaft atraktive, teksa në disa pjesë videoja e prezanton edhe si mbretëreshën Kleopatra të Egjiptit.

Për anën vizuale të këtij projekti muzikor është kujdesur produksioni Poka Studio. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në...

Nora Istrefi e nis ditën plot energji dhe stil para pasqyrës

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të...

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...