Dafina duket e parezistueshme në fotografitë e fundit.
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, këto ditë po e shijon suksesin e këngës së re “Mos shko”, shkruan lajmi.net.
Së fundi, artistja ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, përmes së cilave shkëput pamje nga klipit i fundit.
Në ato foto, Dafina duket joshëse teksa merr poza në shtrat dhe para pasqyrës, kurse theksoi linjat trupore.
Ndryshe, projekti “Mos shko”, në duet me Yll Limanin, deri tani ka marrë mbi dy milionë klikime dhe është ndër këngët më të dëgjuara të momentit.
Pritet që Dafina Zeqiri gjatë këtij viti të publikojë edhe këngë të reja nga albumi “Dafinë moj”. /Lajmi.net/


