Dafina me stil unik çdoherë, sjell pamje nga prapaskenat e klipit të ri

PUBLIKUAR

Dafina pozoi me stil unik në fotografitë e fundit.

Dafina Zeqiri është një prej artisteve shqiptare që komentohet shumë për dukjen, shkruan lajmi.net.

Ajo shquhet për guximin që të eksperimentojë në dukje dhe për këtë gjë nuk janë të pakta komentet që i merr nga fansat.

Së fundi, artistja ka nisur xhirimet e videoklipit të ri, edhe këtë herë ka vendosur të vije më ndryshe, por si çdoherë unike.

Në fotografinë e fundit që e ndau në Instagram, Dafina u shfaq me shtesa të gjata të flokëve dhe një grim më të rëndë, teksa u komplimentua nga fansat dhe koleget e saj.

Kujtojmë se “Million dollar” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri, këngë mori mbi 7 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Jonida Vokshi e konfirmon: Këtë herë nuk do të jem në Big Brother VIP Kosova

Ish-prezantuesja e BBVK, Jonida Vokshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë...

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë: “Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas”

Vrasja e 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila ishte në javën e 34-t të shtatzënisë,...

Selin Bollati thyen heshtjen pas mungesës në rrjete sociale, zbulon arsyen që shqetësoi ndjekësit

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka sqaruar mungesën e saj të...