Dafina, gati projektin e saj muzikor

PUBLIKUAR

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Dafina ka lajmëruar se së shpejti do të publikoj albumin e saj, i cili do të titullohet “Unë Jam Ajo”.

E vetëm pak më parë ka postuar një video në Tik Tok duke na treguar pak nga kënga e re, e cila do të titullohet “Harroj” e duket se ndjekësit janë “dashuruar” ende pa u publikuar.

Artistja jo pak herë ka treguar se nuk ka raporte të mira me disa nga personazhet e tjerë të showbiz-it, përmendim këtu ish- bashkëpunëtorin e saj Ron Zaitin e së fundmi dhe Era Istrefin. Mesa duket diçka ka ndodhur mes saj dhe një tjetër këngëtareje, bëhet fjalë pikërisht për Melinda Ademin.

Dy bukuroshet komentonin në postimet e njëra-tjetrës me fjalë shumë të ëmbla, por duket se diçka ka krisur raportin mes tyre, thënë kjo pasi vajzat nuk ndiqen më në Instagram.

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...