Daçiqi kërkesë Escobarit dhe Lajcakut: Ushtroni presion në Prishtinë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë

PUBLIKUAR

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Dacic, në takimin që ka pasur sot me emisarët Escobar e lajcak u ka kërkuar këtyre të fundit që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre për të kërkuar nga institucionet e Kosovës lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë edhe në Kosovë.

Dacic në takim ka thënë se Serbia është e gatshme të gjejë një zgjidhje kompromisi me Kosovën dhe se dialogu është e vetmja mënyrë për ta bërë atë, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq, Emisari i BE-së, Miroslav Lajcka ka deklaruar se qëndrimi i BE-së është që zgjedhjet duhet të organizohen edhe në Kosovë dhe se të njëjtë e ka diskutuar edhe me liderët kosovarë gjatë vizitës në Prishtinë.

Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajcak dhe Escobar thanë se u kanë dërguar mesazh të qartë liderëve shtetërorë të Kosovës se ai duhet të formohet dhe se çdo gjë që është marrë vesh në dialog duhet të zbatohet.

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...