Daçiq: Kosova nuk mund ta padisë Serbinë, nuk është e njohur nga OKB

PUBLIKUAR

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle, ka folur rreth çështjes së gjatë diskutuar – padinë për krimet që Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Daçiq, shpesh herë është thënë që Kosova do ta padisë Serbinë por diçka e tillë nuk mund të ndodh për një arsye, ai madje ka thënë se Serbia jo rrallë herë është përballur me padi të tilla.

‘’Padi ndaj nesh kishte ngritur Kroacia pastaj edhe Bosnja, por ju e dini se Hashim Thaçi ka njoftuar se edhe Kosova do të padisë Serbinë, edhe pse unë nuk e di se ku Kosova mund të padisë Serbinë. Kjo sepse Kosova nuk është një shtet që është njohur nga Kombet e Bashkuara’’.

Ivica Daçiq, shtoi se Kosova nuk mund të padisë Serbinë për krime të luftës pasi është pamundur të paraqiten faktet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

‘’Kjo është e pamundur për t’u bërë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë’’, ka përfunduar Daçiq rreth çështjes së padisë, shkruan Deutsche Welle, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...