Daçiq e pranon: Kosova loboi më shumë për njohje

PUBLIKUAR

Mund të duket e pazakonshme por në deklaratën e ministrisë së Jashtme të Serbisë për prezencën e zëvendëskryeministrit të parë njëherësh ministër i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është duke marrë pjesë në samitin e 17-të të Lëvizjes së të Painkuadruarve në Venezuelë thuhet se Kosova ka bërë më shumë për njohje.

“Kam shfrytëzuar këtë mundësi për tuëtakuar shumë ministra. Në vitet e kaluara situata ka qenë ndryshe, ishte rasti kur Serbia nuk mund të ishte pjesëmarrëse, sepse përfaqësuesit e Kosovës kishin qenë më të fuqishëm në lobim tek vende si Guyana dhe vendet tjera të Karaibeve” citohet të ketë thënë Daçiq, transmeton Klan Kosova.

Organizata e Lëvizjes së të Painkuadruarve ka qenë shumë aktive gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ndërsa Jugosllavia ka pasur një rol kyç.

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...