Daçiq: 1244 ende valide, OKB të qëndrojë në Kosovë

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të premten në një takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, se Serbia këmbëngul që misioni i OKB-së të mbes në Kosovë.

“Serbia këmbëngul se misioni i OKB-së të mbetet mandati i pandryshuar dhe me përbërje të pandryshuar, sepse ne besojmë se ky mision vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovë”, ka thënë Daçiq. “Prishtina mendon se ky mision duhet të largohet nga Kosova, por populli serb dhe komunitetet tjera joshqiptare kanë besim vetëm në misionin e OKB-së”.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas Daçiqit, ende është dokument valid dhe “vendimi i vetëm i nxjerrë nga OKB-ja për Kosovën”. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...