Daci i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka kundërshtuar pozicionet ekstreme të pozitës dhe opozitës ndaj krizës aktuale politike në vend.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se palët duhet të lëvizin nga këto pozicione, të ulen dhe të bisedojnë për gjetjen e një zgjidhje.

“Nuk ka çelës më të mirë se këtë që po ua propozoj liderëve aktual, të pinë kafe bashkë, nuk është e thënë para kamerave”, ka thënë Daci.

Ai ka deklaruar se është i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës.

Sipas tij, pozita dhe opozita po e çojnë vendin në drejtim shumë të gabuar.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës në bazë të marrëveshjeve ka të drejtë dhe mund ta zgjedhë presidentin, qoftë edhe në sallën e improvizuar. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...